Labinot Tahiri publikon foto me pula: “Në shtëpinë time më mish viqi nuk ka”

0
363

Pas skandalit me mish të prishur, deputeti i Aleancës Kosova e Re,  Labinot Tahiri ka treguar që më nuk do të konsumojë mish viçi.

Deputeti ka postuar një instastory në llogarinë e tij në “Instagram” teksa ka bërë një selfie me pula, ku ka bërë të ditur se në “konakun e tij” ka 100 të tilla.

“Pas skandaleve me mishin në Kosovë, në shtëpinë time më mish viqi nuk ka. Jo që nuk e ha, por i rrezikshëm. Edhe ashtu e dua jetën e fshatit, dhe 100 pula janë në konakun tim. Pulat e katunit me voe nga dy gogluqa. Dhe mishin e freskët. Deputeti Labi”,  ka shkruar Tahiri.