SPORT Labinot Xhoxhaj nokauton boksierin çek në raundin e dytë 08/04/2018 - 09:35 600 FacebookTwitterViberWhatsApp Boksieri shqiptar, Labinot Xhoxhaj po vazhdon me suksese në karrierën e tij. Ai të shtunën mbrëma ka shënuar fitore kundër boksierit çek, Jakob Synek, duke e nokautuar në raundin e dytë. Kjo ishte fitorja e tetë në karrierën e tij profesioniste si boksier, duke dëshmuar se po shkon rrugës së suksesit. Xhoxhaj jeton dhe vepron në Zvicër, derisa meçi i tij i fundit ishte në Cyrih, ku kishte përkrahjen e bashkatdhetarëve./albinfoch/