Lahi Brahimaj nga Haga kujton bashkëluftëtaren Fetnete Ramosaj që u varros sot

Ish-ushtarja e UÇK’së Fetnete Ramosaj është varrosur sot në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë bashkëluftëtari i saj, Lahi Brahimaj, pasiqë ai ndodhet në Hagë, ku të hënën do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Brahimaj, nga Haga i ka dhënë lamtumirën Ramosajt, duke thënë se në Holandë po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së’.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Sot, kur Ty Fitnete, bashkëluftëtare, tu dha lamtumira e fundit, unë nuk isha prezent, dhe për këtë më vjen keq, por fati e ka që shpesh të mos gjendesh fizikisht aty ku je me mendje e me zemër.

Nga Haga, nga këtu ku komunikoja shpesh me Ty për zhvillimet në Kosovë, dikur, edhe sot po e shkruaj një lamtumirë dhe po të thurr lavdinë për gjithçka që ke dhënë gjatë dhe pas luftës.

Edhe sot, po e mbrojmë të vërtetën e luftës së UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar, me shumë bashkëluftetarë të tjerë, atë të cilën deri në fund të jetës e trumbetove edhe Ti, Fitnete.

Lavdi, “Zëri i UÇK-së”, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!