Lahi Brahimaj pas ftesës nga Specialja: “Do ta kaloj edhe këtë sfidë”

559
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK dhe Ish zëvendëskomandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Lahi Brahimaj është personaliteti i radhës që është ftuar nga Gjykata Speciale.
Brahimaj ka konfirmuar për Klan Kosova se ka marrë një ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Special.
“Po. Kam pranuar një ftesë me kërkesë që të paraqitem”, ka thënë Brahimaj përmes telefonit për Info Magazine.
Brahimaj në të kaluarën ka qenë i akuzuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës dhe nga akuzat që kanë rënduar mbi të pati dalë i pafajshëm. Edhe kësaj here ai ka thënë se do të bashkëpunojë me drejtësinë, njofton Klan Kosova.
“Realisht kur ka ndodhur procesi i parë kam thënë se bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës prej të cilit ka pasur një verdikt. Si deputet i Parlamentit kam menduar se një Tirbunal i ri është i panevojshëm dhe vota ime ka qenë kundër. Vota shumicë ka qenë pro që të jetë një tribunal dhe e respektoj verditkin e tyre dhe do ta respektoj atë”.
“Do ta kalojë edhe këtë sfidë” është shprehur ai.
Sipas Brahimjat ka një tendencë që me Gjykatën Speciale të dëmtohet lufta e UCK-së.
“Ka tendenca që ta dëmtojnë luftën e UÇK-së, por gjithë Serbia, UNMIK dhe EULEX nuk do të mund që ta dëmtojnë këtë luftë. UÇK-në do ta turpërojnë ata që kanë keqpërdorur luftën e UÇK-së.
Ai ka qenë njëri nga deputetët që ka votuar kundër Gjykatës Speciale.