Lajçak: Janë të gatshme 3-4 marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë

0
198

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se janë gati tri ose katër marrëveshje mes dy vendeve, teksa shtoi se pret që ato shpejt të finalizohen.

Në Forumin e 15-të në Dubrovnik, ai tha se ka edhe marrëveshje që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, dy çështje urgjente janë fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, si dhe heqja e regjimit të vizave për Kosovën, raporton N1, transmeton KlanKosova.tv.

Lajçak tha se BE duhet të përfundojë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

“Ne ishim të vetëkënaqur për një kohë të gjatë. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajçak pastaj.

Kujtojmë se në këtë forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.