Lajçak për hartën: Nuk kisha për qëllim ta ofendoja dikë

I dërguar i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryetari i VV-së, Albin Kurti e di se Bashkimi Evropian dhe Bashkësia ndërkombëtare presin vazhdimin e dialogut dhe kjo nuk është gjë e re për të. Intervista e plotë e Lajçakut për RTK-në.

“Ju e dini se në profesionin tim ne punojmë shumë me harta andaj edhe kërkova nga shërbimet adekuate që të më furnizojnë me një hartë të Ballkanit Perëndimor. Dhe ata ma sollën hartën. Kjo nuk është një hartë që ka për qëllim ta ofendojë dikë, por është hartë e cila reflekton pozicionin e njohur të Bashkimit Evropian. Sigurisht se nuk kisha për qëllim ta ofendoja dikë ndërsa këto reagime emocionale janë edhe një dëshmi sa ne kemi shumë nevojë për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Lajcak.

Lini një Përgjigje