Lajcak takohet edhe me Mustafën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Gjatë ditës Lajçak ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj. Ditën e djeshme ai ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.