Lajm aspak i mirë për Realin

0
318
Duket se Messi po ndihet mirë, e ky është një lajm aspak i mirë për Real Madridin.
Mbrëmë në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencia, Leo Messi realizoi dy gola, para se të pësonte një dëmtim të lehtë.
Argjentinasi u kthye në fushë për të vazhduar gjithçka në gjendje normale, por pas ndeshjes dyshohej se ai dëmtim mund ta linte jashtë fushës për ndeshjen e së mërkurës.
“AS” shkruan se Messi po rikuperohet me sukses dhe deri më tani nuk po ndjen ndonjë dhembje.
Pjesa ku mendohej të jetë problemi ka qenë e qetë gjatë ditës së sotme, kështu që me gjasë ai do të jetë i gatshëm për ‘El Clasicon’.
Gjatë ditës së hëne do të kryhen edhe disa teste që të bëhet krejtësisht e qartë situata e argjentinasit.
Të gjitha indikacionet tregojnë se ai do të jetë krejtësisht i gatshëm për ndeshjen e madhe.