Lajm i mirë: Shërohen të gjitha infermieret e Klinikës Infektive

Sot në Klinikën Infektive është shëruar edhe infermierja e pestë, e fundit nga të infektuarit në vendin e punës.

Infektologu Valbon Krasniqi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka bërë të ditur që nga 21 të shëruarit njëra është edhe infermierja nga Klinika Infektive dhe tani kjo klinikë është kompletuar me stafin e saj.

Gjithashtu, ai lajmëroi se të gjithë kolegët shëndetësor të klinikave të tjera kanë rezultuar negativ.

Postimi i plotë:

21 të shëruar sot – shërohet edhe infermierja e 5-tē e Klinikēs Infektive

Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientēve tē shēruar ēshtē edhe infermierja e Klinikēs Infektive, e fundit nga të pesē infermieret qē ishte infektuar nē vendin e punës. Tani Klinika infektive sērish me komplet stafin e saj, mjekē e infermierë nē pērballje me COVID-19.

Poashtu, edhe të gjithë kolegēt shēndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ.
Urime tē gjithëve.

Masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.

Vazhdojmē të gjithë, profesionistë shëndetēsorē e qytetarē, bashkarisht tutje…

Përdorni masat mbrojtēse personale, respektoni rregullat dhe mbani distancën sociale.

Lini një Përgjigje