Lajmërohet Hashim Thaçi, flet për demarkacionin, por nuk tregon se ku është

Presidenti Hashim Thaçi pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend, lajmërohet më në fund përmes një statusi në Facebook.

Thaçi tha se demarkacioni duhet të kalojë sot.
Ai ka thënë se kjo është ajo që presin qytetarët e vendit, pa dallim partie apo etnie.

Postimi i tij në Facebook:

“Votimi i demarkacionit nënkupton lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Mjaft i kemi humbur tre vjet me kauza të rrejshme, që po e mbajnë Kosovën dhe qytetarët të izoluar. Tani është momenti i së vërtetës dhe i veprimit. Vendimi i deputetëve pro ratifikimit të marrëveshjes është vullneti i qytetarëve që duan t’i përqafojnë vlerat evropiane. Mos lejoni që të sfidoheni nga askush, sidomos jo nga ata që duan ta mbajnë Kosovën larg vlerave evropiane dhe të izoluar. HTH”