LAJMI I FUNDIT: Grabitje e armatosur në një pompë, dyshohet për 2 të plagosur

Një grabitje e armatosur sapo ka ndodhur në një pompë të derivateve ku dyshohet edhe për dy të plagosur, shkruan Reporteri.net.

Sipas burimeve të gazetës ngjarja ka ndodhur në një pompë brenda qytetit Prishtinës.

Reporteri.net ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, por ende nuk kanë mundur të konfirmojnë detaje.

Meqë ngjarja është në zhvillim, Reporteri do t’ju njoftojë më në detaje për këtë ngjarje.