Lajmi i mirë nga Kamenica: Policët, mjekët dhe 22 banorët e testuar rezultojnë negativ

Lajme të mira vinë nga Kamenica. Policët, punëtorët shëndetësor si dhe 22 banorë – të gjithë kanë dalur negativ në testet e bëra së fundmi.

Këtë lajm e dha kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i cili bën apel të pa marr parasysh të vazhdohet me kujdes të njejtë duke qëndruar në shtëpi.

Statusi i plotë:

Po vazhdojnë lajmet e mira ??

Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan.

12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ për virusin SARS-CoV-2

Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin.

Ruaje familjen tënde dhe të tjerët.