Lakra e bardhë dhe vlerat e saj ushqyese

Lakra e bardhë futet në familjen e perimeve të cilat janë të pasura me fibra dhe kanë kalori të ulëta. Sekreti qëndron në vetitë shëruese të cilat kanë qenë gjithmonë të njohura nga shumë popuj e kultura të ndryshme.

Lakra e bardhë është një anti-inflamator i fuqishëm dhe ka shumë benefite për zorrën e trashë si dhe shëndetin e kockave. Shkencërisht është vërtetuar se konsumimi i lakrës së bardhë pa u gatuar është një mjekim natyral për ulcerën e stomakut dhe shumë çrregullime të tretjes.

Vlerat ushqyese të lakrës së bardhë:

Mjekon ulcerën peptike

Lëngu i përgatitur nga një lakër e bardhë, 6 degë selino, 2 mollë jeshile, gjysëm limoni and pak rrënjë xhinxheri është shumë i këshillueshëm për ata që vuajnë nga ulcera peptike.

Detoksifikues për stomakun dhe zorrën e trashë

Ka shumë fibra dhe kjo është jetike për një tretje të shëndetshme. Ndalon kapsllëkun, përmirëson shëndetin e zorrëve dhe ndalon ngërçet. Ngrënia e rregullt e kësaj lakre parandalon shqertësimet e zorrëve dhe kancerin e barkut.

Ju jep shumë energji

Falë nivelit të lartë të hekurit, lakrat turshi sidomos ju japin shumë energji dhe qëndrueshmëri, nxisin qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë metabolizmin. Parandalojnë aneminë dhe luftojnë lodhjen dhe dhimbjen e kokës.

Përmirëson imunitetin

Lakra është e pasur me vitaminë C, e cila është perfekte për funksionimin e imunitetit. Nivelet të tilla të larta të vitaminës C rigjenerojnë qelizat, bëjnë më shumë qeliza të bardha të gjakut dhe prodhojnë kolagjen.

Forcon kockat

Ky ushqim është i pasur me vitaminë K dhe kjo i bën kockat të forta. Poashtu, prania e proteinave të shumta i mban kockat të mineralizuara në mënyrë të shëndetshme. Vitamina K gjithashtu parandalon osteoporozën.

Parandalon kancerin

Bazuar te studime të ndryshme, antioksiduesit që gjenden te lakra vrasin radikalet e lira që janë thelbësore për qelizat kancerogjene.