Largohet nga Kosova veterani i UÇK-së, 20 vjet pasi që ishte kthyer për ta çliruar atdheun

Veteranët e Luftës së UÇK-së, vazhdojnë të mendojnë se nuk ka shpresë dhe perspektivë në vendin e tyre, prandaj kërkojnë mundësi të ndryshme për jetë më të mirë. 

Njëjtë ka vepruar veterani i luftës së UÇK-së Haxhi Tahiri nga fshati Strofc i komunës së Vushtrrisë, i cili kthehet në Gjermani pas 20 vjetësh, për ta siguruar jetesën për familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, vëllai i Haxhiut, Rrahimi, i cili ka dalë për ta përcjellur në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari, shkruan:

“Pas 20 viteve prap ne Gjermani
Kur judshe vendit ne moshen e re e le luksin ne prendim per ti dal zot Atdheut tash prap udasht meja kthy shpinen vendlindjes Rrug te mbar vlla saher qe ka nevoj Atdheu edi qe je i gatshem”.

Lini një Përgjigje