Largohet përkohësisht nga puna mjeku nga Prizreni

Spitali i Prizrenit në një njoftim për media, ka bërë të ditur se tanimë ka marr vendim që të largoj përkohësisht nga puna doktorin Ymeri.
Më poshtë njoftimi i spitalit të Prizrenit:
“Për shkak të shkeljeve  të rënda të detyrave dhe përgjegjësive të punës dhe konform kompetencave ligjore, drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Prof. Ass. Dr. Afrim Avdaj, ka marr vendim për largimin e përkohshëm nga puna të Dr. Rrahim Ymerin, mjek specialist kirurg, në repartin e Kirurgjisë në Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Vendimi për largimin e përkohshëm nga puna është marrë në mbështetje të Nenin 73 paragrafi 1.3, të Nenit 74, si dhe 75 të Ligjit të Punës nr. 03L-2012 dhe pas publikimit të lajmit (videos) në portalin Indeksonline, datë 05.02.2019, në ora 19.00, ku shihet  se Dr. Rrahim Ymeri, mjek specialsit kirurg, ka bërë shkelje të rënda të detyrave dhe përgjegjësive të punës”.