Latifi: Nëse Kurti insiston të ketë autoritet mbi ministrat e LDK-së, Mustafa s’bën marrëveshje!

0
258

Edhe takimi i sotëm në mes dy liderëve atij të VV-së dhe LDK-së, përfundoi pa një marrëveshje.

Dy partitë më të votuara nga populli në zgjedhjet e 6 tetorit, s’po arrijnë ta gjejnë një gjuhë të përbashkët për formimin e qeverisë. Posti i kryeparlamentarit, veçmas atij i presidentit ka lënë vendin tonë pa institucione, ndërsa sa i përket programit qeverisës të dy subjektet politike qysh pas certifikimit të zgjedhjeve u morën vesh.

Për më shumë se tri orë, Isa Mustafa dhe Albin Kurtin biseduan me dyert të mbyllura, por krejt çfarë u dakorduan ishte një takim tjetër, që do të mbahet nesër.

Në lidhje me këtë takim dhe gjendjen politike aktuale në vend në ‘Pressing’ ka folur edhe Blerim Latifi nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ai madje përmendi edhe një tjetër fakt që sipas tij Mustafa s’do të bënte një marrëveshje me Kurtin, e kjo sipas tij është frika e tij se kryeministri që do të kishte autoritet edhe tek ministrat e LDK-së.