Lazim Destani vazhdoi solidaritetin për t‘i gëzuar njerëzit në nevojë për Festën e Bajramit

Filantropi dhe afaristi i madh shqiptar, Lazim Destani, edhe në këtë kohë pandemie dhe në muaj të solidaritetit, nuk rresht së ndihmuari kudo dhe kurdo që ka nevojë, shkruan Fokusi.info.

Destani, posa shpërndau mijëra tabletë për nxënësit shqiptarë në të gjitha trojet etnike, me çka ua mundësoi mësimin në distancë, pa pushim e vazhdoi solidaritetin për t‘i gëzuar njerëzit në nevojë për Festën e Bajramit, duke ua dhuruar mijëra bono me vlerë për t‘u furnizuar me artikuj ushqimor dhe higjienik.

Nga materiali i xhiruar më herët me kolegun Besfort Hasanaj, vihet në pah zemërgjerësia e tij dhe firmës Ecolog në vazhdimësi në rrafshin kombëtar. Bashkëpunëtorët e tij informojnë, se me vite të tëra, regjistri i familjeve përfituese në këso raste vetëm sa vjen e rritet gjithnjë e më shumë si në Maqedoni ashtu edhe në Kosovë dhe në troje tjera shqiptare .

Buzëqeshja e gëzimi i fëmijëve është ajo që e emicionon mê sé shumti Lazim Destanin, i cili në këto raste përjeton momente të veçanta , të paharruara që e bëjnë dhe më të motivuar të gjendet gjithmonë pranê tyre, me ta dhe për ta. /Fokusi.info/