Lazio bëhet me gjashtë futbollistë shqiptarë

Tashmë është konfirmuar edhe zyrtarisht. Angelo Ndrecka edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Lazios, duke e shtuar në gjashtë numrin e futbollistëve shqiptarë në skuadrën italiane.

17-vjeçari ka kaluar nga Chievo, që ka rënë në Serie B, derisa kishte zhvilluar një ndeshje në Kampionatin italian, përcjell albinfo.ch.

17-vjeçari është grumbulluar nga trajneri Alban Bushi te Shqipëria U-21, duke debutuar në barazimin 2:2 me Turqinë në udhëtim më 7 qershor.

Ndrecka di t’i bashkohet kështu futbollistëve të tjerë shqiptarë te Lazio, si Strakosha, Kalaj, Berisha, Durmishi dhe Alia.

Lini një Përgjigje