LB: Injorimi i Kosovës Lindore, fatal edhe për shtetin e Kosovës

0
598

Lëvizja për Bashkim (LB) konsideron se dështimi kryesor në qasjen ndaj bisedimeve me Serbinë është lënia jashtë tyre e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Sipas LB-së, jo vetëm që kemi obligim ndaj tyre për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës; jo vetëm që e kemi obligim si shtet të interesohemi për shqiptarët jashtë kufijve tanë, por do të ishte në favor edhe të politikanëve më egoistë (që nuk iu intereson kush tjetër jashtë këtyre kufijve), sepse do t’ua forconte pozitën negociuese. Ata nuk do të detyroheshin të bisedonin vetëm për privilegjet e pakufishme për serbët, por do të bisedonin për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Kosovën Lindore, duke u mbështetur në parimin e reciprocitetit.

Lëvizja për Bashkim (LB) konsideron se kjo qasje do të garantonte zgjidhje të qëndrueshme. “Zgjidhja” që do ta bëjnë këta garanton jofunksionalitet të shtetit.