LB: Kosova Lindore duhet të jetë pjesë e platformës për bisedime

Lëvizja për Bashkim (LB) konsideron se çështja e Kosovës Lindore duhet patjetër të jetë pjesë e platformës për bisedimet me Serbinë, platformë e cila duhet të mbështetet në parimin e reciprocitetit.

Sipas LB-së, rasti i shqiptarëve në tri komunat e Kosovës Lindore është i njëjtë me atë të serbëve në tri komunat e veriut të Kosovës (Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok). Problemi është që këto dy raste po trajtohen ndryshe. Për serbët gjithçka, për shqiptarët asgjë. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë: Serbia po bën gjithçka për serbët, Kosova asgjë për shqiptarët. Kjo është një qasje krejtësisht e gabuar dhe, si e tillë, duhet të ndërrohet urgjentisht.

LB-ja konsideron se çështja e Kosovës Lindore duhet patjetër të jetë pjesë e platformës për bisedimet me Serbinë, platformë e cila duhet të mbështetet në parimin e reciprocitetit.

Lini një Përgjigje