LB në Vushtrri: Komuna është stërmbushur me militantë të VV-së

0
434

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, Nezir Klinaku, anëtar i kuvendit komunal nga radhët e Lëvizjes për Bashkim ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka stërmbushur komunën me militantë partiak, duke i angazhuar me kontratë për shërbime të veçanta (kontratë mbi vepër) pa procedurë të rekrutimit, raporton Fokusi.info.

Sipas Klinakut, shfaqja e kësaj dukurie negative ka ndodhur në vitin e parë të qeverisjes nga ana që unë e kam quajtur “Koalicion me shumë të panjohura” LDK-VV-AKR-AAK-NISMA-LS dhe pastaj edhe bashkimi me dy të pavarur.

“Punësimi me Kontratë mbi Vepër (Kontratë për Shërbime të Veçanta), kontratë kjo e cila sipas Ligjit të Shërbimit Civil përdoret për ato raste kur Komuna nuk ka kuadro profesional apo kapacitete të resurseve njerëzore në kryerjen e shërbimeve për çështje të caktuara. Pikërisht në këto raste kërkohen ekspertë të fushave konkrete, theksoi ai.

“Komuna e Vushtrrisë në vitin 2018 ka  angazhuar  shumë  zyrtar në kryerjen e punëve për periudhën më të gjatë se gjashtë muaj, por edhe  pa procedura përkatëse të rekrutimit, shprehet Klinaku, raporton Fokusi.info.

“Se a po bartet “sindromi” i Vetevendosjes së Prishtinës në Vushtrri, kjo nuk do koment”, shprehet Klinaku.