LDK del me qëndrim: Kurti të japë dorëheqje, pastaj shkojmë me shpërbërje të Kuvendit

LDK ka dalë me qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

LDK thotë se zgjidhja është që Kurti të japë fillimisht dorëheqje e më pas të shpërbëhet Kuvendi.

Qëndrimin e partisë e ka publikuar në Facebook kryetari Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se LDK refuzon farsën e darkave si mbulesë e një uniteti politik të përbuzur që 3 vjet e gjysmë.

Lini një Përgjigje