LDK dorëzon nënshkrimet për thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

0
189

LDK nuk ka pritur më tepër se pak minuta para orës 16:00 për të dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet për thirrje të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Klan Kosova mëson se janë 46 nënshkrime që subjekti që drejton Isa Mustafa i ka mbledhur sot, më anë të të cilave do të thirret seanca për mocionin.

Mustafa i ka dhënë Kurtit sot ultimatum që ta tërheqë tarifën 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe ta anulojë vendimin për shkarkim të Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm.

Nënshkrimet sot nuk i kanë dhënë të gjithë deputetët e LDK-së – si Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani – ndërkaq po të gjithë, të AAK-së, Nismas dhe AKR-së.