LDK i bën thirrje KQZ-së të respektohet vendimi i Kushtetueses

LDK ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Në një konferencë për medie, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mos certifikimin e kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Ardita Dushi, shefe e shtabit zgjedhor të LDK-së, ka thënë se asnjë kandidat nuk është mbi ligjin.

“LDK-ja kërkon të respektohet vendimin Gjykatës Kushtetues, për LDK-në asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin” tha ajo.

Dushi po ashtu ka thënë se kërcënimi ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka është i papranueshëm.