LDK i quan sjellje fëmijërore deklarimet e Kurtit

0
171

Ish anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi ka komentuar video/deklarimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku ka prezantuar emrat për ministra ndërsa i ka kërkuar LDK-së ti propozoi edhe ajo pesë emra.

Dushi që ishte edhe kandidat për deputet i LDK-së ka thënë se situata po vazhdon të komplikohet pas sjelljeve të VV-së.

“Përmes sjelljeve fëmijërore po vazhdon të komplikohet situata, ndërkohë që vendi ka nevojë urgjente për një qeveri ndryshe dhe veprime të pjekura e qasje serioze ndaj problemeve të shumta të qytetarëve tonë!”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.