LDK-ja braktis mbledhjen e kryesisë së kuvendit. Arsyeja-shfuqizimi i Gjykatës Speciale

Avdullah Hoti, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së ka braktisur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit kur filloi diskutimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Në pikën e tretë u diskutua për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ne e lëshuam mbledhjen, sepse kjo çështje është e dëmshme dhe rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët”, tha ai.

Hoti shtoi se mbledhja e Kryesisë po vazhdon ende.

“Qëndrimi ynë për Specialen dihet. LDK është kundër shfuqizimit. Ishte në rend dite edhe sot. Të shohim si do të vazhdojnë më tutje shumica parlamentare”, shtoi ai./gazetablic/

Lini një Përgjigje