LDK-ja e nderon akademikun Fehmi Agani në 24-vjetorin e vrasjes

Kur Lidhja Demokratike e Kosovës u formua, lideri i saj i tanishëm ishte veç gjashtë vjeç.

E, pikërisht në këtë të shtunë Lumir Abdixhiku në krye të LDK-së nderoi njërin nga themeluesit dhe figurën shumë dimensionale profesor, Fehmi Aganin, në 24 vjetorin e vrasjes.

Pasardhësi politik i Aganit tha se vrasja e tij përveç që ishte hakmarrje e gjithë lëvizjes në vend, ishte edhe dëmtim i së ardhmes së Kosovës, meqë me të Kosova do të ishte shumë më ndryshe, shumë më e pasur dhe shumë më përparimtare.

Akademiku Fehmi Agani u vra nga forcat serbe më 6 maj të 1999, derisa la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.