LDK kërkon nga Kurti shkarkimin e Konjufcës: Të respektohet marrëveshja

0
291

Për më shumë se tre orë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa kanë diskutuar në Kuvendin e Kosovës për mosrespektimin e marrëveshjes nga VV.

Gazeta Metro ka mësuar se Mustafa dhe Kurti kanë biseduar për shkeljen e marrëveshjes nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, ku kanë kërkuar respektimin e marrëveshjes dhe kriteret që i kanë kërkuar për arritjen e koalicionit mes dy partive.

Temë e takimit ka qenë pikërisht shkelja e marrëveshjes me rastin e emërimit të Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe paraqitjeve politike nga anëtarët e VV’së duke e paraqitur si fajtor LDK’në.

“Vullneti për të ndërtuar marrëveshjen është shkel nga veprimi njëanshëm i Vetëvendosjes me rastin e Kuvendit dhe spoteve politike, nesër ka rikthim në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë burimi i LDK’së menjëherë pas takimit.

I njëjti burim i ka thënë Metros se gjenden në ‘pat-pozicion’ (lexo: pozicion i njohur në shah kur nuk ka mundësi të zgjidhet fituesi dhe nuk ka lëvizje të zgjidhet fituesi).

“Por momentalisht gjendemi ende në ‘pat-pozicion’.”, tha burimi i LDK’së menjëherë pas takimit.

Kujtojmë se dy liderët janë pajtuar që nesër të takohen sërish dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshje, marrëveshje kjo nga LDK që parasheh plotësimin e të gjitha kritereve të tyre.

LDK po kërkon nga Vetëvendosje pozitën e Presidenti, Kryeparlamentarit dhe 4 ministrit, përfshirë këtu ministrinë e Punëve të Brendshme.