LDK: Kryesia s’ka dhënë dorëheqje, Mustafa vetëm ka paralajmëruar dorëheqje

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që pasditen e sotme të mbajë mbledhjen e radhës.

Përmes një sqarimi për media, kjo parti ka sqaruar se Kryesia dhe kryetari nuk kanë dhënë dorëheqje. Madje, sipas tyre, Mustafa vetëm ka parlajmëruar dorëheqje.

Reagimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik

Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.

Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.

Vetem Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së.

LDK – Zyra për Informim