LDK lëshon komunikatë pas mbledhjes: Pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike për koalicionin

0
295

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs.

LDK-ja, përmes një komunikate për media, ka thënë se është e gatshme të vazhdojë bisedimet e LVV-në për formim të institucioneve, gjithmonë “mbi bazën e mirëbesimit dhe të partneritetit”.

Sipas komunikatës, LDK-ja vlerëson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

“LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit”, ka thënë LDK-ja në njoftimin dërguar mediave.

Tutje, kjo parti thotë se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve.

LDK-ja në fund ka ftuar Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, “nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”.