LDK: Mos na thirrni vetëm për t’u takuar

0
212

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK’së, Avdullah Hoti, thënë se është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosjes që ta gjejë mënyrën për arritjen e koalicionit dhe themelimin e institucioneve të reja.

Hoti ka porositur Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, që mos të thërrasin takim vetëm për t’u takuar, por të thërrasin për marrëveshje koalicioni.

“Tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Hoti, ku sipas tij takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, ka thënë ndër të tjera Hoti.

Postimi i plotë nga Hoti:

Në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian.

Fatkeqësisht, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Pavarësisht mos arritjes së marrëveshjes, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor 2019, e kemi bërë të qartë se LDK angazhohet për themelimin e institucioneve të reja sa më shpejtë.

Është në dorën e partisë që ka dalë e para në zgjedhje të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja.

Në takimin e fundit ne kemi dhënë ofertën tonë për bashkëqeverisje. Dhe tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar../gazetametro.net