LDK: PAN po bën pazare me PSD-në

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, pritet që të dorëhiqet gjatë javës që vjen, në mënyrë që të plotësohet kushti i Partisë Socialdemokrate (PSD) për votimin e buxhetit 2019 në seancën e 31 janarit të këtij viti.
Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje do të qëndrojnë pas vendimit për të mos e votuar buxhetin për vitin 2019. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë që koalicioni PAN po bën pazare me partinë opozitare PSD-në për buxhetin e shtetit.
“Është hera e parë që nis viti pa buxhet të miratuar (përjashto vitin 2011, kur nuk ka pasur Kuvend për shkak të zgjedhjeve të dhjetorit 2010). Janë ulur me PSD-në, kanë bërë marrëveshje që nuk janë fare relevante për të përmirësuar strukturën e buxhetit, janë thjesht pazare politike me 2.3 milionë euro të qytetarëve vetëm për të qëndruar në pushtet”, ka thënë ai në një konferencë për medie.

Lini një Përgjigje