LDK s’do ta votojë sot buxhetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do ta votojnë sot buxhetin për vitin 2019.

Këtë deklaratë e ka bërë para mediave para pak minutash, në pritje të nisjes së seancës të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se greva ka qenë e orkestruar, madje kanë filluar me urdhër politik.
“Ne konsiderojmë që greva ka qenë e orkestruar, kurse mësimdhënësit, studentët dhe nxënësit kanë rënë pre e një shantazhi dhe loje politike” ka thënë deputeti i LDK-së.

Sipas tij, edhe projektligji për pagat ka të meta, duke cekur diskrepancën e madhe në mes të pagave të sektorit publik dhe privat.