
Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillon procesin zgjedhor brenda partisë.
Përmes një postimi në Facebook, LDK ka njoftuar se ka zgjedhur kryetarët në dy degë të saj.
“Punimet e Kuvendit zgjedhor i kanë përfunduar LDK Prishtinë Dega V, e cila ka zgjedhur për kryetar Dr. Izet Sadiku dhe LDK – Gjakovë, e cila ka rizgjedhur për kryetar, Dr. Luan Gola”, thuhet në publikimin e tyre.