Legjenda Pele nuk shfaqet në publik prej kohësh, i biri zbulon arysen

0
331

Ish futbollisti legjendar i Brazilit i cili fitoi 3 herë trofeun e Kupës së Botës ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Prej disa kohësh, Pele nuk është shfaqur në publik pasi është i trishtuar dhe ka turp për gjendjen e tij.

I biri i “mbretit” të futbollit, Edinho, në një deklaratë për mediat, zbuloi edhe thënë se:

“Pas një transplantimi në kokën e femurit rehabilitimit jo të plotë, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje”.

“Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi. Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota ” tha Edinho.

“Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot po vuan që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë, për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet”, tha i biri./NOA.al