Lehtësohet njohja e diplomave të huaja për mjekë, inxhinierë dhe mësues

0
333

Përpjekja e Gjermanisë për të siguruar punëtorë nga jashtë, i ka detyruar autoritetet që të lehtësojnë procedurat për njohjen e diplomave të huaja. Infermierët, mjekët dhe profesionistët e tjerë të fushave e kanë më të lehtë për t’u kaluar, shkruan Deutsche Welle.

Në Gjermani vitin e kaluar, 36.400 diploma të huaja u njohën, një rritje prej 20 për qind për vitin 2017, sipas të dhënave të qeverisë federale, përcjell albinfo.ch.

Rreth dy të tretat e të huajve që kanë bërë kërkesë për njohjen e kualifikimeve të tyre dhe janë miratuar vijnë nga sektori i shëndetësisë, sipas shifrave të Zyrës Federale të Statistikave.

Nga këto, 7.200 gradë doktorature u njohën plotësisht ose pjesërisht, si dhe 10.400 kualifikime për stafin tjetër mjekësor, shkruan albinfo.ch.Profesione të tjera që kanë marrë një njohje të lartë nga jashtë janë inxhinierë dhe mësues.

Gjermania po përpiqet të rrisë numrin e punëtorëve në sektorë kritikë, siç janë mjekësia dhe arsimi – dhe po miraton programe që synojnë tërheqjen e më shumë punëtorëve.

Në krye të listës së vendeve, kualifikimet dhe gradat e të cilave u njohën në Gjermani është Siria, me 4,800 aplikime vitin e kaluar.

Në vendin e dytë është Bosnja dhe Hercegovina me 3000 aplikime të pranuara, e ndjekur nga Serbia me 2.100 dhe Polonia me 2,000.

Në vitin 2018 është rritur edhe numri i personave që aplikojnë për një diplomë jashtë vendit. Gati 6.000 njerëz e bënë këtë vitin e kaluar, në krahasim me vitin 2017 kur ishin 3.500.

Ministrja gjermane e arsimit Anja Karliczek përshëndeti rritjen e numrit të diplomave të njohura, duke thënë se kjo ndihmon si ekonominë ashtu edhe punëtorët e trajnuar.

“Në të njëjtën kohë përshpejton integrimin e emigrantëve në punësim ë dhe në këtë mënyrë forcon Gjermaninë si një destinacion biznesi,” tha Karliczek.

Njohja e një diplome ose kualifikimi është një parakusht themelor për të gjetur një vend pune në Gjermani.