Lekaj: Lajm i mirë për qytetarët e Gjakovës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përmes profilit në Facebook ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë.Postimi i plotë i tij
Mirëmëngjesi Gjakovë

Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë.

Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – KralanNdërtimi i rrugës Cermjan – MeqeNdërtimi i rrugës në CufadolNdërtimi i rrugës Dol – KushavecNdërtimi i rrugës Lipovec – GodenNdërtimi i rrugës në fshatin PjetërshanRehabilitimi i rrugës Muharrem DomiNdërtimi i rrugës së RadoniqitNdërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe LugbunarNdërtimi i rrugës në RamamatNdërtimi i rrugës Dol – Lipovec – GjakovëAsfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës (Rruga e Peshkut)Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.Shihemi në fillimin e punimeve, Gjakovë!