Lekaj: Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një statusi në “Facebook” ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme.
Ja statusi i plotë i Pal Lekajt:
Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren.
Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!

Lini një Përgjigje