Lekaj: Shpërbërja e Kuvendit version jo i sinqertë, PDK të bashkohet me opozitën për largimin e Qeverisë Kurti

Nënkryetari dhe deputeti i AAK-së¸Pal Lekaj, për FrontOnline, thotë se kalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, nuk ka nevojë të lidhet me punën e zgjedhjeve.

‘’Kalimi i Marrëveshjeve ndërkombëtare janë një e mirë që ndodhi në Kuvend dhe lidhet me ecurinë normale të legjislacionit të Kosovës e nuk kanë nevojë të lidhen me punën e zgjedhjeve’’ deklaron ai.

Lekaj thotë se ideja dhe versioni i PDK-së dhe VV-së, për shpërbërje të Kuvendit është jo i sinqertë në raport me qytetarët.

‘’Ideja për të shkuar në zgjedhje në version të LVV-së dhe PDK-së është jo e sinqertë në raport me qytetarët dhe spektrin politik. LVV dhe Kurti duhet të pranojnë dështimet dhe gabimet në udhëheqje të institucioneve shtetërore tani e katër vite dhe kjo realizohet me Dorëheqjen e Qeverisë’’ thekson ai.

Nënkryetari i AAK-së, për FrontOnline, thotë se PDK-ja duhet të kthehet dhe të bashkëpunoj me opozitën që të koordinohet për ta larguar Qeverinë Kurti nga pushteti.

‘’Ndërsa PDK duhet ti kthehet bashkëpunimit e koordinimit me Opozitën për ta larguar këtë Qeveri dhe pastaj është e lirë që të zhvilloj aktivitetet politike para dhe pas zgjedhore në formën që ata mendojnë’’ deklaron Lekaj.

Ai thotë se janë për zgjedhje, por vetëm me shkarkim ose dorëheqje të Qeverisë

‘’AAK kërkon zgjedhje por ajo të bëhet me Dorëheqjen e Kryeministrit, si dëshmi e mos aftësisë për të udhëhequr shtetin e Kosovës, sepse vërtet Kosova ishte pa zot shtëpie’’ përfundon nënrkeytari i AAK-së, Pal Lekaj për FrontOnline.

Lini një Përgjigje