Lëkundet koalicioni PAN

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka kundërshtuar sot një propozim të Qeverisë, përmes së cilit ekzekutivi lejonte hyrjen e mallrave nga Serbia dhe Bosnja, mallra që janë në Doganën e Kosovës.
Ai më pas ka sqaruar në rrjetin social Facebook, se propozimi për ndryshimin e regjimit të taksës 100 % për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ishte selektiv.
“Sot në mbledhjen e Qeverisë kam kundërshtuar propozimin për ndryshimin selektiv të regjimit të taksës prej 100% për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës për këdo që i referohet, është në kundërshtim me parimin e taksës së vendosur në emër të Republikës së Kosovës, si entitet i të gjithëve. Çdo vendim selektiv ndaj regjimit të taksës, është dekurajues për prodhuesit vendor dhe nxitje për kalim ilegal të mallrave. Kushti i parë i sundimit të ligjit është barazia, prandaj taksa e vendosur unanimisht, vlen dhe duhet të vlejë për të gjithë njësoj”.

Lini një Përgjigje