Lëkundje të forta tërmeti në Durrës

Një tërmet i fortësisë 3.5 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Durrësit. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik. Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.

Tërmeti ka qenë i ndjeshëm dha ka shkaktuar panik për një moment te banorët e zonës. Megjithatë tërmeti nuk ka zgjatur dhe paniku është larguar shpejt.

Lëkundjet e tërmetit janë pasqyruar me komente edhe në rrjetet sociale. Qytetarët risollën edhe një herë tërmetet e një viti më parë dhe lexoje komente “Zot na ruaj”, “Filloi prapë” etj etj.