Leonora Jakupi publikon këngën e re “Liria ka emër”

0
219

Një ditë para 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja Leonora Jakupi e ka lansuar edhe këngën e re të saj “LIRIA KA EMER”, që i dedikohet ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Këngëtarja Leonora Jakupi ditë më parë ka lansuar edhe këngën “Komandant”, që po ashtu u dedikohet komandantëve të UÇK-së.

Teksti i këngës së sapo lansuar të Leonora Jakupit:

Sa e fortë Kosova jonë,
Vetëm plagë ajo shëron,
A i thuhet kësaj liri?
Kur djemtë tonë s’i kemi n’shpi.

Deri kur nënat do t’qajnë?
Deri kur do t’kemi faj?
A s’u ngope moj Evropë?
Sa shumë gjak u derdh n’këtë tokë.

Refreni:
E di Zoti e çdo shqiptar,
Pafajësia na është vrarë,
Kjo për hasmin qenka pak,
Moj Evropë mos na hy n’hak.

E di Zoti e bota mbarë,
Me ju krenohet çdo shqiptar,
T’jeni n’pranga nuk lejojmë,
Përsëri do t’triumfojmë.

Kjo liri e ka një emër,
Që e kemi gjithë në zemër,
Çlirimtarë për atdhe,
Për Kosovën ju keni le.

Deri kur nënat do t’qajnë?
Deri kur do t’kemi faj?
A s’u ngope moj Evropë?
Sa shumë gjak u derdh n’këtë tokë.

Refreni:
E di Zoti e çdo shqiptar,
Pafajësia na është vrarë,
Kjo për hasmin qenka pak,
Moj Evropë mos na hy n’hak.

E di Zoti e bota mbarë,
Me ju krenohet çdo shqiptar,
T’jeni n’pranga nuk lejojmë,
Përsëri do t’triumfojmë.