Lëshimi në siguri kundër Danimarkës, Kosova mund të dënohet prej UEFA-s

0
527

Një lëshim i vogël i sigurisë në stadiumin prishtinas, Federatës së Futbollit të Kosovës do t’i kushtoj me dënim në të holla.

Kosova ka pasur një paraqitje fantastike në miqësoren e zhvilluar në Fadil Vokrri kundër Danimarkës.

“Dardanëve” iu rrëshqiti prej dorës fitorja, ku në kohën shtesë pësoi golin e barazimit 2:2 kundër danezëve.

Një prej momenteve interesante ishte edhe hyrja e dy tifozëve, të cilët i kërkuan fanellën idhullit të tyre danez, Christian Eriksen.

Por, një gjë e tillë pritet t’i kushtoj FFK-së me një dënim në të holla, e cila kap shifrat nga 15-50 mijë euro.

Kështu parashihet në rregullat disiplinore të Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), e cila është rigoroze sa i përket sigurisë së lojtarëve dhe stafit teknik brenda dhe jashtë fushës.

Theksojmë se javë më parë, Manchester United për një lëshim të tillë në ndeshjen kundër Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve, ishin dënuar me 15 mijë euro nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ndërkohë, Eriksen ka deklaruar se nuk e kishte pritur një gjë të tillë, por që ishte një ndjesi interesante dhe për një moment iu ka dukur vetja si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ndryshe, Kosova do nis kampanjën për kualifikim në kampionatin evropian të vitit 2020 të hënën kundër Bullgarisë, ku ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë dhe pritet të startojë në ora 20:45.