Lëshohej në trenin e shpejtë, arriti të kapte telefonin që i ra njërit në ulësen prapa (Video)

Derisa po lëshohej me një tren të shpejtë në parkun e lojërave në Port Aventura të Spanjës, një burrë arriti të kapte në telefon në ajër.

Ai kishte zgjatur duart, në momentin kur njërit që ndodhej prapa i iku telefoni dhe fluturonte në ajër, transmeton Telegrafi.

I lumtur që e shpëtoi një telefon nga thyerja dhe dëmtimi, ai qeshte së bashku me shoqëruesen e tij, teksa argëtohej në një hapësirë me peizazh mbresëlënës.

Ky tren lëvizë me afro 134 kilometra në orë dhe kapja e një telefoni në ato kushte, është një rastësi shumë e rrallë.