Lëshohen dy satelitë të Shqipërisë në hapësirë

97

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se janë lëshuar në hapësirë dy satelitë shqiptarë, Albania 1 dhe Albania 2.

Rama ka postuar një video në Facebook ku shihet lëshimi i raketës Falcon 9, i cili po transportonte për në hapësirë edhe këta satelitë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1dhe Albania 2”, ka shkruar Rama në Facebook./Fokusi.info/