Lëshoni rrugë ju matufët e LDK-së

Shkruan Liri Loshi

Turp për LDK-në që eliminon nga gara Arban Abrashin. Abrashi është modeli i liderit më bashkëkohor në LDK. Sikur të mbaheshin zgjedhjet sot në Prishtinë, Abrashi do t’i fitonte ato me lehtësi të jashtëzakonshme.

Në fakt, LDK nuk e ka një person më karizmatik dhe më të përgatitur për ta drejtuar atë drejt niveleve të reja. Dhe, kur kryesia e LDK-së merr vendim për ta eliminuar nga gara demokratike njeriun me të kualifikuar për ta marrë përsipër drejtimin e LDK-së si subjekt politik, ky është një sinjal ogurzi që flet për një diktatorship në parti në vend të demokracisë.

Po shihet qartë se procesi i reformimit në LDK ka filluar dhe se Arban Abrashi është në anën a “good boys”. Prandaj njerëzit po përdorin grushtat në vend të ideve duke mos qenë në gjendje që t’i bëjnë ballë garës fer dhe demokratike.

Një gjë është e sigurtë. LDK nuk do të mbetet parti e rëndësishme nëse atë nuk e udhëheqin njerëzit si Arban Abrashi, Kujtim Shala e Vjosa Osmani. Nëse ky reformim që ka filluar, ndalet me qëllim që të imponohen figurat e vjetra, shumë shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet në LDK do të trajtohen si të pavlefshme dhe një proces tjetër reformimi do të shpërthejë fuqishëm.

Mos e frenoni procesin e natyrshëm reformator dhe demokratik. Mos e pengoni rininë pë ta bërë një Kosovë ndryshe. Më mirë grushtat dhe karriakt mbi njeri tjetrin sesa të devijohet procesi përmes ndalesave diktatoriale. Lëshoni rrugën rinisë, ju matufë të LDK-së! Apo siç thotë Migjeni për kangën e rinisë, “le të marri udhë”!