Leverkusen e shokon Bajernin e Munichut, barazon Dortmund

Bayer Leverkusen ka fituar derbin e kësaj fundjave në Bundesligën gjermane, duke mundur Bayern Munich, me rezultat 3-1, të shtunën në kuadër të javës së 20-të.
Futbollistët e Leverkusenit në duel me “bavarezët” kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, duke marrë tri pikë të mëdha dhe tejet të rëndësishme në garën për të kapur një vend që çon në Evropë, transmeton RTKlive.
Bailey (53’), Wolland (63’) dhe Alario (87’), shënuan nga një gol për fitoren e Leverkusenit, kurse, golin e vetëm për kampionët në fuqi të Gjermanisë, e realizo Gortezka (41’).
Bayern Munich mbetet e dyta me 42 pikë, gjashtë më pak se Borussia Dortmund, e cila barazoi në udhëtim tek Eintracht Frankfurt (1-1), kurse, Leverksueni renditet e 9-të me 27 pikë.