Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së

Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me PDK-në.

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka njoftuar se Lëvizja për Drejtësi do të jetë pjesë e listës e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Kryetari i kësaj partie, Sylejman Çerkezi do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.