Lëvizja Vetëvendosje me peticion në Kuvend

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka nisur, edhe pse zyrtarisht është thirrur për në orën 10:00.

Deputetët kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka sjellë peticionin në Kuvend.

Ditë më parë Albulena Haxhiu, kishte thënë se ky peticion është bërë në kohën kur kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj, ishte pjesë e opozitës dhe  kishte marrë pjesë në këtë peticion. Ajo kishte deklaruar se qëndrimi i Haradinajt ka ndryshuar tërësisht tani që është bërë kryeministër