Lëvizjet “pranverore” në Ballkan?!

Shkruan Avdi Gjata

Lëvizjet e protesta në Evropën Jugperendimore që filluan para një shekulli, dallojnë tepër shumë nga lëvizjet e “pranverës arabe” për shkaqet e specifikat e tyre veç e veç dhe janë diametralisht të kundërta si në ide, përmbajtej, kuptim, qëllim po pse jo edhe në veprim.

Këto lëvizje, kishin ardhur dhe janë rezultat nga shtypja e sundimi i përbashkët e popujve sllav, ndaj popullit shqiptarë që u coptua dhe u robërua më shumë se një shekull.

Megithate, me ndryshimet dhe dështimet e shoqërive komuniste në shumë vende vende socialiste, përsëri në Ilirid filluan protestat e lëvizjet edhe e popujve sllav në Jugosllavi, pasi ishin ngritur e rritur kundërthënjet për shkak të dështimit ekonomik, ideologjik e mos përballimit të konkurencës së sistemit demokratik evropian dhe tendencave dominuese sunduese të popullit serb, ndaj popujve të tjerë.

Në këto rrethana e kushte të caktuara jo stabile në vitet e fundit në Ilirid, kanë filluar protesta për brenda këtyre popujve. Protestat ndodhën në Kosovë, protesta në Mal të Zi, protesta në Serbi e protesta edhe në Shqipëri, e që nga shumë analist e opinionist tanë e të huaj,shpesh po quhen si “Pranvera Ballkanike”?!…

Këto protesta apo këto lëvizje, nuk mund të quhen e nuk janë “Lëvizje Pranverore” por më mirë mund ti emërojmë si “Lëvizje vjeshtjeje” siç thotë edhe vet Gjukanoviçi i Malit të Zi. Protestat që janë duke vazhduar në Shqipëri nga PD e Lulit të vetmin qëllim kanë që të pengpojnë integrimin e Shqipërisë në Evropë dhe pengimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës edhe ashtu problematike.

Protestat në Malin e Zi, të zhvilluara nga opozita që kryesisht është e stimuluara nga qeveria serbe e serbët në Montenegro, kanë për qëllim pengimin e integrimit të Malit të zi në evropë e vonimin e proçeseve integruese..

Protestat e zhvilluara para dy viteve në Kosovë nga opozita dhe paralajmrimi i organizimit të protestave të reja nga VV për të “përmbysur” qeverinë e presidencën me anë të rrugës, nuk janë asgjë tjetër, përveq tentimit për krijimin e ngatrrimin e situatës politike në Kosovë, siç u ngatrruan dhe e keqsuan situatën, protestat e organizuara në Shqipëri nga opozita dhe djegja e deputetve opozitar të PD.

Siç po shihen gjërat në sipërfaqe, ka mundësi që edhe opozita e drejtuar nga Albin Kurti ka mundësi të veproi diçka ngjajshëm si opozita e Shqipërisë e at sindrom ta sjell edhe në parlamentin e Kosovës pas takimit e marrjes së “instrukcioneve” të mundshme nga partia demokratike e Shqipërisë, si edhe takimi i Kurtit me partinë proislamiste Besa në Maqedoni dje në prak të zgjedhjeve presidentiale.